×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret me thikë një person në Lipjan

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 10:34

    Dje në Lipjan në orët e pasdites është raportuar për një të lënduar nga therja me thikë, i cili aktualisht po trajtohet në QKUK. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Skënderbeu.


    Policia sot ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar një i dyshuar. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka therrë me thikë viktimën mashkull i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!