Sot rreth orës 12:00 në Novosellë të Pejës ka ndodhur një përleshje mes dy personave.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reprorteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
I njëjti ka bërë të ditur se njëri nga ta është therur me thikë dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 12:10 policia është informuar për një përleshje fizike mes dy personave në Novosellë të Pejës. Si pasojë, një person është lënduar nga mjeti i mprehtë – thikë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, ka thënë Rugova./Reporteri.net/