Për dallim nga vitet e kaluara, kur në fundvit kryeqyteti dekorohej me drita feste, këtë herë ende nuk është vendosur nëse komuna do ta dekorojë sheshin, shkaku i kursimit të energjisë elektrike.
Sidoqoftë, Komuna e Prishtinës ka ndarë një buxhet për dekorim të sheshit, prej 70,000 eurove, njofton Klan Kosova, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Aktualisht, komuna është në komunikim me nivelin qendror, për të shqyrtuar mundësinë e dekorimit ose jo të sheshit në Prishtinë për festa të fundvitit, ku si ‘pengesë’ e zbatimit po del vendimi i Qeverisë për kursim të rrymës.
“Bazuar në Vendimin e Qeverise me nr.28/96 për Masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij Vendimi pika 2 thuhet: ‘Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike’”, thuhet në përgjigjen e Komunës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.