×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhen xhamat e redaksisë së portalit Veriu.info në Mitrovicë, AGK: Policia ta trajtojë me urgjencë rastin

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 19:21

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin, të cilin thotë se u bë ndaj portalit Veriu.info.

    Sipas AGK-së, persona të panjohur, kanë thyer xhamat e zyrave të redaksisë së këtij portali. AGK-ja shkruan se ky sulm, në ditën e fundit te fushatës zgjedhore, është tentativë për të frikësuar dhe për të penguar punën e gazetarëve në Kosovë.

    Përmes njoftimit të publikuar, AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.

    “Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre”- shkuan AGK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!