×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhet nga hajnat xhamia në Gjakovë, imami publikon pamjet

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 11:28

    Është thyer nga hajnat xhamia me dy minare e njohur si “Xhamia e Qylit” në Gjakovë.


    Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.

    Rastin e ka konfirmuar imami i xhamisë Abdurrahman Bejtullahu.

    “Personi i panjohur , mbrëmë në mesnatë, ka arritur të hyj në xhamin tonë. Zoti hajr e boftë dhe atë e udhëzoftë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Hoxha ka publikuar videon ku shihet personi duke kryer vjedhjen.

     

    Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Gjakovës, por kanë thënë se nuk kanë informata për këtë rast.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!