×
  • Lajme
  • Lajme

    Thyhet një autobus urban, linja nr.4 nuk do të shkojë më deri në lagjen Mati

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 16:19

    Xhami i një autobusi të Trafikut Urban në Prishtinë është thyer sot rreth orës 14:00 në lagjen Mati.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë TU përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku dhe kanë njoftuar se kjo linjë nuk do të shkojë më deri në lagjen Mat, por stacioni i fundit do të jetë në lagjen Kodra e Diellt tek Banesat e Bardha, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, rreth ores 14:15 nga femijë të papergjegjshem te Lagjes Mati, eshte thyer xhami i një autobusi, andaj per siguri te stafit, te udhëtarëve dhe mbrojtje te autobusëve, ju njoftojme se nuk mund të qarkullojme deri në piken e fundit te Linjes 4 por vetem deri në Kodren e Diellit (Banesat e Bardha).”, është shkruar në faqen e TU në Facebook.

    Njoftimi i plotë:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!