×
  • Lajme
  • Lajme

    Tim Judah: Unë s’kam thënë që Thaçi është Churchill i Ballkanit, kam cituar dikë

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 21:36

    Mediat sot kanë publikuar një artikull të gjatë gazetarit Tim Judah, i cili i është kushtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.


    Mediat kanë shkruar se Judah e ka krahasuar presidentin Thaçi me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i cili është ndër figurat më të rëndësishme të historisë.

    Por pak orë më vonë nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Judah thotë se është keqinterpretuar pasi që sipas tij ai e ka cituar dikë tjetër që e ka bërë krahasimin mes Thaçit dhe Churchillit.

    “Të dashur miq të Kosovës. Kam shkruar një artikull për Kosovën në të cilin kam thënë që dikush tjetër ka thënë qt Thaçi ishte Churchilli i Ballkanit. Redaktorët e kanë përdorur këtë si titull. Qartësisht unë se kam thënë këtë”, ka shkruar ai.

    Atikullin e medias për të cilën Judah pretendon se është keq cituar mund ta gjeni KËTU

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!