×
  • Lajme
  • Lajme

    Time Kadriaj: Votën e Nënës Rukë nuk e çoj në tjera parti

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 14:14

    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka folur për kalimet e deputetëve nga një parti në një tjetër.


    Në një bisedë në emisionin “Përtej Tregimit”, Kadriaj ka thënë se nuk është në vlerat e saj që të marr vota në një parti e t’i shërbej një partie tjetër., transmeton Magazina.al.

    “Nuk është në vlerat e mia as morale as njerëzore, as etike të garoj në një subjekt politik e më pas, me këto vota të operoj në një subjekt politik”, ka thënë Kadriaj.

    Por ish ushtarja e UÇK-së, ka treguar edhe një arsye edhe me të fortë pse s’do ta tradhtonte kurrë votën e AAK-së.

    Mikja e Familjes Haradinaj, ka treguar se ajo mes mijëra votash, ka marrë edhe votën e Rukë Haradinajt, nënës së Ramushit prandaj siç ka thënë s’do ta tradhtonte kurrë votën e nënës së gjeneralëve.

    “Kur nëna e 5 gjeneralëve, Nëna Rukë e ka Votu Time Kadriajn, unë votën e Nanës Rukë nuk e dërgoj në një parti tjetër”, ka thënë deputetja e AAK-së, pa treguar nëse pos tjerash ky është mesazh për Albena Reshitajn e cila votoi presidenten kundër vendimit të partisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!