×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Time Kadrijaj e AAK-së i reagon Deharit: Kushtetuesja tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 20:30

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj e ka potencuar që votimi i fshehtë nuk duhet të ndodhë për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit.

    Kadrijaj është shprehur kështu pas deklaratës që bëri sot Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, i cili tha se “do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”.

    “Le t’i siguron, masi po e konsideron le t’i sigurojë votat ne nuk mundemi me e ndalë. Edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë se seancat konstituive nuk janë mbajtur në frymë kushtetuese. Pikërisht në pyetjen që e kemi adresuar kanë thënë pikërisht se forma e votimit duhet të kthehet në praktikat e mëhershme”.

    “Nëse i shihni praktikat e mëhershme, shihni a ka pasë ndonjëherë votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, në asnjë formë”, ka thënë Kadrijaj për Klankosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!