Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident me fatalitet.
“Në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës Opel me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Ndërsa tre persona janë lënduar dhe ata pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.
“Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tyre i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë”, thotë policia.
Kujtojmë se një 27 vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.