Togeri i FSK-së, Leotrim Mziu ka marrë çmimin Honor Graduate në SHBA. Kjo pasi ai përfundoi me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë, përcjell Gazeta Express.
Pjesëmarrës në këtë kurs ishin edhe 170 kandidatë.
“Toger Leotrim Mziu ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate. Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Toger Mziu ka treguar performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.