×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Tomë Gashi: Burgu ku vdiq Astrit Dehari ka hyrje-dalje sekrete

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 22:38

    Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku u mbajt Astrit Dehari, ka hyrje-dalje sekrete në Polici.Gashi ka thënë se hyrja-dalja sekrete është në mes ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit dhe Policisë në Prizren.


    “Ka hyrje-dalje sekrete nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në ndërtesën e Policisë, aty ku janë kryer hetimet e ashtuquajtur e vërteton edhe deklaratën e nënës së Deharit që Astriti ka deklaruar se po e dërgojnë natën e po e marrin në pyetje”, ka deklaruar ai në një intervistë për InDoks, shkruan Indeksonline.

    Astrit Dehari ishte mbajtur më shumë se 70 ditë në një qeli në burgun e Prizrenit i dyshuar si i përfshirë në sulmin e cilësuar terrorist kundër Kuvendit të Kosovës.

    Për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit në burg tashmë ka nisur edhe një hetim. Shumë pak detaje i di publiku.

    Shumë pak dokumente madje i janë dhënë edhe familjes së viktimës.

    Prokuroria Speciale tash po e heton këtë rast. Krejt hetimi u rinis pas që një raport i jashtëm i porositur nga familja, që kur edhi në Kosovë pati probleme serioze me përkthim, e lë të hapur mundësinë që Dehari të jetë vrarë në burg.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!