×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi deklarohet pas vendimit për bllokimin e xhirollogarive të Loredana Zefit

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 17:48

    Gjykata e Kantonit të Luzernit ka bërë të ditur se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares kosovare Loredana Zefi.


    Sipas mediumit zviceran, Zentral Plus, ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë për shkak se dyshohet që artistja në fjalë ka përfituar në mënyrë të dyshimtë.

    Klan Kosova ka kontaktuar Tomë Gashin i cili është avokat i Loredana Zefit, për ta pyetur nëse është në dijeni rreth kësaj çështje dhe ai ka thënë se edhe nëse ka ndodhur një gjë e tillë, është një proces demokratik që ndodhë kudo në botë.

    “Absolutisht nuk besoj se kjo është e vërtetë. Por edhe nëse ka ndodhur, bllokimi i xhirollogarive bankare të kujtdo qoftë është një procedurë e rregullt dhe normale kur kemi të bëjmë me një çështje të hetimit”.

    “Këto procedura zhvillohen kudo në botën e civilizuar. Posaçërisht kur kemi të bëjmë me çështje që ndërlidhen me paqartësi financiare. Në fund të hetimit do të konstatohet apo vërtetohet se a kemi të bëjmë me çështje civilo-juridike apo penalo-juridike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!