×
  • Lajme
  • Lajme

    Totaj nuk pret ndonjë performancë të mirë nga Hoti: Është produkt i marrëveshjes së dështuar VV-LDK

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 19:28

    Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se ky subjekt partiak nuk do jenë pjesë e Qeverisë së re.


    Ai përsëriti qëndrimin e PDK-së se as nuk do ta votojë për Kryeministër, të nominuarin e LDK-së për mandatar, Avdullah Hotin, njofton Klan Kosova.

    ”Pozicioni i PDK-së është i qartë, i bërë publik tashmë nga Kryetari Kadri Veseli”.

    ”Ne nuk kemi qenë pjesë e mocionit për ta rrëzuar Qeverinë, nuk do të jemi as pjesë e Qeverisë dhe kemi deklaruar se as nuk do ta votojmë një Qeveri të tillë”.

    ”Ndërsa do të presim të shohim si do të zhvillohen procedurat e mëtutjeshme dhe varësisht prej zhvillimeve ne do ta japim pozicionin tonë. Duam të japim një mesazh që PDK e ka një identitet në veti: Nuk do të jemi pjesë e Qeverisë se ardhshme dhe as nuk do ta votojë”.

    A është Avdullah Hoti njeriu që mund t’i çojë përpara proceset e Kosovës siç është dialogu me Serbinë?

    ”Ai është i nominuar i LDK-së dhe nëse e mendojnë ashtu mbetet përgjegjësia e tyre dhe obligimi i tyre që të japin kontributin në këtë çështje. Ne nuk do të paragjykojmë apo s’do të japim ndonjë vlerësim për perfomancën të cilën pritet ta shohim”.

    Shaqir Totaj ka deklaruar që si profil politik ndaj Avdullah Hotit nuk pret ndonjë performancë meqë thekson që është rezultat i një marrëveshjeje të dështuar që pasoi nga VV e LDK, njofton Klan Kosova.

    ”Nuk pres performancë superiore, sepse ky është produkt i një marrëveshje të dështuar ne kemi parë një marrëveshje e cila mezi është arritur mes VV-se e LDK-së”.

    ”Tani po shohim që partia e dytë që ka qenë formues i atij koalicioni do të nominojë një kandidat tjetër. E unë nuk shoh aty ndonjë performancë spektakulare nga e cila mund të presim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!