×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Tetovë, Memli Krasniqi telefonon Artan Grubin e Teuta Arifin

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 14:51

    Mbrëmë ndodhi një tragjedi në spitalin e Tetovës ku po trajtoheshin pacientë me Covid-19.


    Me këtë rast, PDK ka ardhur me një njoftim zyrtar, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën më të dashurit e tyre, shkruan Reporteri.net

    Postimi i plotë:

    “Thellësisht të prekur nga tragjedia që ka kapluar Tetovën mbrëmë.
    Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre.
    Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi, e poashtu edhe me Kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore.
    Kosova do të jetë përherë pranë tyre”.

    Kujtojmë se nga tragjedia e mbrëmshme në Tetovë kanë humbur jetën 14 persona, nga 26 sa ishin gjithsej në qendrën e trajtimit për Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!