×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajneri i Italisë vlerëson Shqipërinë: Luajnë futboll të bukur, nuk bëj parashikime

    Reporteri
    02 Dhjetor 2023 | 21:55

    Një nga kundërshtarët e Italisë në Euro 2024 do të jetë Shqipëria, së bashku me Kroacinë dhe Spanjës. Në intervistën pas shortit, trajneri i Axurrëve, Spalleti tha se kuqezinjtë luajnë një futboll të bukur dhe nuk janë skuadër për t’u nënvlerësuar.

    E nisni ndaj Shqipërisë…

    Për momentin Shqipëria është një nga më të fortat në qarkullim. Po luan futboll shumë të bukur dhe është në kushte fantastike. Të shohim a do të jetë në këtë nivel edhe në muajin qershor. Nuk mund të bëj parashikime .

    A jeni i kënaqur me grupin?

    “Mund të shkonte më mirë. Të jesh në vazon e katërt ka këto pasoja, megjithatë jemi Italia dhe do t’i luajmë me krenari të gjitha ndeshjet. E nisim ndaj Shqipërisë, por është e vështirë të bësh parashikime tani. Do të shohim si do të jetë gjendja e futbollistëve atëherë”,

    Shtatë futbollistë shqiptarë luajnë në Serinë A…

    “Unë ju njoh edhe juve, jo më futbollistët. Di gjithçka për Shqipërinë”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!