×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre fëmijët nga Kosova arrijnë në Izrael për shërim

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 10:50

    E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka bërë të ditur se tashmë në Izrael kanë arritur së bashku me nënat e tyre, tre fëmijë kosovarë të cilët do të marrin trajtim mjekësor.


    Demiri në Twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për këtë mundësi trajtimi shëndetësor.

    ”Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese”.

    ”Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!