Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë të martën e 27 majit ka zbarkuar për inspektim në “Spitalin Amerikan 2” në Prishtinë, ku ka hasur në parregullësi. Tre mjekë të huaj të këtij spitali janë kapur duke ushtruar veprimtari shëndetësore pa pasur licencë.
Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se të tre mjekëve u është ndaluar të ushtrojnë detyrën e tyre derisa të njëjtit të licencohen.
“Inspektorati Shëndetësor më datë 27 maj 2025 ka realizuar një inspektim në Spitalin Amerikan 2, ku gjatë kontrollit janë hasur tre mjekë të huaj që ushtronin veprimtarinë shëndetësore pa licencë pune.
Mjekëve u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë shëndetësore deri në përfundimin e procesit të licencimit të tyre”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Reporteri.net, ndërsa theksojnë se pas raportit të plotë të inspektimit do të merret vendiminë përputhje me dispozitat ligjore.
“Gjatë ditëve në vijim do të përpilohet raporti i plotë i inspektimit dhe do të merret vendimi për të gjeturat në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie dhënë për Reporteri.net.
Lidhur me rastin, der më tani nga Spitali Amerikan nuk ka pasur reagim apo njoftim zyrtar.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.