×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre persona në Prishtinë kapen me drogë të llojit heroinë në vlerë mbi 50 mijë euro

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 12:42

    Policia e Kosovës pas një pune hetimore ka arrestuar tre persona në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.


    Dy prej të cilëve janë kapur duke bërë shit-blerjen e narkotikëve, ndërkaq njëri prej tyre ka tentuar të ikte.

    Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë kryer edhe bastisjet e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram dhe 288 gram heroinë.

    Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar dy peshore digjitale, një armë AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë, si dhe 295 euro para të gatshme.

    Vlera në treg e kësaj sasie llogaritet të jetë mbi 50 mijë euro.

    “Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 15.01.2020 – 18:00. Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dy prej tyre janë zënë në flagrancë duke bërë shit-blerje të narkotikëve, njëri nga ta ka tentuar të ikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar nga gjyqtari urdhrin verbal për bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.288 kg (një kilogram e dyqind e tetëdhjetë e tetë gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë si dhe 295 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!