×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre ushtarë sllovenë të KFOR-it në Kosovë infektohen me koronavirus

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 9:21

    Forcat e armatosura të Sllovenisë konfirmuan se tre ushtarë sllovenë  të KFOR-it në Kosovë janë infektuar me Covid-19, shkruan Reporteri.


    Ushtarët e infektuar tashmë janë transportuar në Slloveni për shërim, theksohet në njoftim.

    Disa ditë më parë, tetë ushtarë sllovenë në një mision në Mali u kthyen në vend sepse ata ishin infektuar me koronavirus.

    Deri më tani me koronavirus në Kosovë janë prekur 780 persona, 22 kanë vdekur dhe 201 janë shëruar.

    Në mesin e të infektuarve ka pasur edhe punonjës në bazën e ushtrisë amerikane Bondsteel. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!