Tre persona, zyrtarë të EULEX’it, kanë përfunduar të shtrirë në Klinikën Infektive me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi.
Njëri nga ta sipas burimeve të Express brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ka simptoma të dukshme se është prekur me koronavirus.
“Mostrat për pesë pacientë i kemi marrë. Tre janë zyrtarë të EULEX’it në Kosovë. Njëri nga ta ka simptoma të dukshme, dy të tjerët kanë pasur kontakt të përditshëm me të”, deklarojnë burimet e Express brenda institucioneve të shëndetësisë në vend.
Ndryshe, sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë dy vajza, të cilat dyshohet se mund të jenë prekur nga koronavirusi. Analizat për to pritet të dalin sot gjatë ditës.
Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.