×
  • Lajme
  • Lajme

    Tregti në kohë koronavirusi, 100 kg miell shiten për 80 euro në Vushtrri

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 14:53

    Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot kanë ndaluar një tregtar në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€.


    Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka bërë me dije se rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të koronavirusit është vepër penale e dënueshme me ligj.

    Sipas komunës, ka furnizime mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për panik.

    “Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të koronavirusit është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme. Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/KomunaVushtrri/posts/2709660312595695?__xts__%5B0%5D=68.ARBQG5KDklHhRPcNyvekIQpcEpGsFHTZ_HTc1ngcTjFZ38mVwJkSU5zuDmX4WGU0WdJqTIiSfYokmucPLK0lXqj2DQJrX3OpSrf-WPa4PgyrRxxPh6QRRYHfqMgn-brR2mgqnnVZHWPXxA_F5221XOxQ4G94vJHUnIpL5Ypc11uxbj1bRv0ii5YIQ4nNdZKO-V6wSJzwRv4eoZD1xyjsNSQx553CelFNrbT_vw050uORNvGpgTmdWeTLpi8ttUtRBwvKPnquSMPmxgc8F7SaGUIASWWO9Q0MXMo2OeXakNHK32BSWxJJqMH2E4oZcCxCLFkuBPCfJAt2WCZ8uiJ3QMSP&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!