×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë

    Trendafilova sot vjen në Kosovë, disa rrugë do të bllokohen përkohësisht

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 10:33

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, sot nis vizitën e saj në Kosovë.

    Për vizitën e saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!