×
  • Lajme
  • Lajme

    Trendi shqetësues: Kryeqyteti, kampion i lindjeve me prerje

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 21:45

    17 mijë e 495 jetë të reja iu shtuan popullatës së Kosovës vitin e kaluar.

    Nga ta, 6 mijë e 708 erdhën në jetë nga lindja me operacion.

    Shifra këto vetëm për sektorin publik.

    E nga kjo del se gratë kanë filluar t’a rrisin dëshirën që fëmijët t’i sjellin në jetë me lindje cezariane dhe jo natyrale.

    Për 2024 në spitale rajonale 38% e lindjeve janë me operim dhe 41% në QKUK. Në këtë të shifrat tregojnë se ka rritje, pasi në vitin paraprak ishte 38%.

    Gjinekologu Prenaj, thekson se në sektorin privat dukshëm më e madhe është kërkesa për lindje me operacion, raporton KlanKosova.

    Madje specialisti shton se ka vërejtur edhe dallime mes regjionesh.

    Televizioni ka dërguar pyetje edhe në ShSKUK sa i përket analizimit të këtyre shifrave, teksa në nivel vendi ende mungon një dokument zyrtar apo protokoll sa i përket indikacioneve për lindje me operacion ose jo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!