×
  • Lajme
  • Lajme

    Trepça humbi 45 mijë euro për tre ditë

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 20:43

    Tash e tri ditë, brenda minierës së Trepçës në Stantërg, nuk u nxor as edhe një gram xehe.


    Një defekt që u shfaqë të mërkurën në ashensorin që i bartë minatorët për nëntokë, nuk u rregullua ende, derisa institucionit i shkaktoi 45 mijë euro humbje, njofton Klan Kosova.

    Telashet me makinën ngritëse bënë që minatorët të ngujohen për më shumë se katër orë, 800 metra nën tokë.

    E për sanimin e defektit, nga drejtoria thanë se po punohet intenzivisht derisa japin një arsye pse mund të ketë ndodhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!