×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri motra raportojnë në Polici vdekjen e nënës, thonë se ndodhi si pasojë e moskujdesit

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 10:01

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një gruaje që ka ndodhur të shtunën, pasi që tri vajzat e saj kanë raportuar se dyshojnë që vdekja ka ndodhur si pasojë e moskujdesit.

    “Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit”, thuhet në raportin e Policisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Nuk janë bërë të ditura të tjera detaje për rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!