×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Tri raste të reja në Prizren, kjo ishte pamja e mbrëmjes nga ky qytet

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 23:00

    11 raste të reja janë shënuar me coronavirus sot në Kosovë, kurse dy persona janë shëruar.


    3 prej tyre në komunën e Prizrenit, e cila ka qenë edhe në karantinë deri para pak ditësh.

    Reporteri.net ka siguruar një foto që është realizuar sonte në Prizren, ku shihet dalje masive e qytetarëve.

    Për më keq ata janë në grupe afër njëri-tjetrit duke mos mbajtur disantacën dhe nuk kanë të vendosura as maska dhe as dorëza.

    Kjo foto në Prizren, por edhe tubimi në lagjen Dardania në kryeqytet ku disa persona luajnë basketboll tregon se shumica e qytetarëve pas zbutjes së masave nuk po i respektojnë fare rekomandimet e Institutit Kombëtar të shëndetit Publik.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!