×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri viktima e 53 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 15:11

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona nga COVID-19 derisa 53 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.


    Sipas njoftimit janë shëruar edhe 56 pacientë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive është 1341.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.

    Pak më parë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kishte njoftuar për 52 raste të reja me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!