×
  • Lajme
  • Lajme

    Trifunoviq: Do ta pranoja pavarësinë e Kosovës, por me disa kushte

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 23:18

    Presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergei Trifunoviq, ka thënë se Kosova është djepi i civilizimit serb, por që, nën kushte të caktuara, ai do të njohë pavarësinë e Kosovës.


    “Nëse qeveria e Kosovës do të na garantonte se do të mbronte të gjitha kishat dhe pasuritë që hynë në UNESCO pas djegies në 2004, se do të mbronte 130,000 serbët që jetojnë atje, pse Serbia të mos e njohë, nëse Kosova do të normalizohej gjithçka?”, citohet të ketë thënë Trifunoviq për televizionin N1, përcjell Telegrafi.

    Po sipas mediave serbe, ai tha se ambasadorët gjermanë dhe amerikanë kanë thënë që askush nuk po i kërkonte Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës, por, sipas Trifunoviq, që sipas modelit të dy gjermanive, nuk do të ndërhynte në anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

    Ndërsa kryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas ka thënë në të njëjtën transmetim se ai nuk e ndante pikëpamjen e Trifunoviq dhe se njohja dhe pavarësia e Kosovës nuk ishin zgjidhja.

    Bëhet fjalë për një karrige në OKB për Kosovën, thotë Gjilas, duke shtuar se është “një linjë që ai nuk do ta kalonte”.

    “Ata kërkojnë që Serbia të japë pëlqimin e saj dhe të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë tutje ai.

    Madje, sipas tij, në këtë moment nuk ka mundësi të zgjidhim “çështjen e statusit të Kosovës, por ne mund t’i zgjidhim të gjitha gjërat praktike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!