×
  • Lajme
  • Lajme

    Trupin e pajetë të Behar Morinës e gjeti këngëtari Xeni

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 8:02

    Policia në Gjakovë ka pranuar një njoftim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar.


    Raportohet se personi që është gjetur i varur dyshohet të jetë Behar Morina, një nga tupanxhinjtë më të njohur në Kosovë.

    I kontaktuar nga Indeksonline, Xenin konfirmon lajmin se ai e ka gjetur.

    Ai foli shkurtë, ku tha se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

    “Ai është dhëndri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

    “Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!