×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘’Turp’’, ‘’Mos u përzi në puntë tona’’, ‘’Skenderbeu’’, si ishte përplasur Haradinaj me Erdoganin për dëbimin e 6 gylenistëve

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 20:26

    Ramush Haradinaj ishte ndër të parët që reagoi ndaj operacionit të Policisë që rezultoi me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi. Ai, mes tjerash, kishte thënë se nuk ka pasur ndonjë informacion për rastin, shkruan Reporteri.net.


    E ndaj deklarimeve të Haradinajt, që atëbotë ishte Kryeminsitër i Kosovës, pati reaguar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    Ai i kishte thënë Haradinajt se do të duhej t’i vinte turp për deklarimet.

    ‘Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ata e bënë detyrën e tyre”, tha Erdogan, përcjellë Reporteri.net.

    Haradinaj iu kundërpërgjigj presidentit turk.

    Ish-kryeministri i Kosovës i pati thënë Erdoganit që të mos përzihej në punët e brendshme të vendit.

    Madje ia përmendi edhe heroin e kombit, Gjergj Kastrioti-Skenderbeun.

    “Duke përkujtuar Gjergj Kastrioti Skenderbeun dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, edhe Kosova dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’u them se nuk na njohin, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë me na njoft, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Haradinaj.

    Në mëngjesin e 29 marsit të 2018, policia e Kosovës arrestoi dhe më pas dëboi 6 shtetas turk për në Turqi, vendi i tyre i origjinës që po i kërkonte si pjesëtarë të organizatës ‘’Hizmet’’, të cilës shteti turk i referohet si terroriste.

    6 të dëbuarit u dënuan nga një gjykatë në Stamboll me mbi 56 vite burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!