Turqia ka dëbuar të martën për në Kosovë dy shtetas kosovarë të dyshuar për terrorizëm, shkruan Reporteri.net.
Vendimin për depërtimin e, siç raportojnë mediat turke, dy luftëtarëve të huaj terroristë nga Kosova, e ka marrë Ministria e Brendshme turke më 17 dhjetor.
Në këtë njoftim nuk përmendet organizata terroriste, pjesë e të cilës dyshohen se kanë qenë dy kosovarët.
Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh njeri prej kosovarëve të ekstraduar nga Turqia në Kosovë është nga rajoni i Prizrenit.
Ministria e Brendshme e Turqisë, ka njoftuar se bashkë me dy kosovarët, kanë dëbuar edhe një shtetas të Marokut, për të njëjtat dyshime. /Reporteri.net/.