×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Turqia deporton dy shtetas kosovarë, ishin luftëtarë të ISIS-it

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 10:23

    Ministria e Brendshme e Turqisë bëri të ditur se janë deportuar dy shtetas të Kosovës, luftëtarë të huaj terroristë, raporton AA.


    Në deklaratën nga ministria thuhet se vazhdojnë deportimet e luftëtarëve të huaj terroristë në vendet e tyre, ndërkohë në këtë drejtim janë deportuar dy shtetas kosovarë.

    Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristët e huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

    Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane i refuzuan përpjekjet turke për t’i kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se deri më tani Turqia ka deportuar 7.500 anëtarë të DEASH-it, duke shtuar se aktualisht në burgjet turke ndodhen 1.149 terroristë të DEASH-it.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!