Në Kazermën “Adem Jashari“ në Prishtinë, sot u bë pranimi i donacionit të autoblindës së ndihmës së parë.
Bëhet fjalët për autoblindës që quhet “Cobra” dhe është e pajisur me sistemin 4×4, shkruan Reporteri.net.
Kjo autoblindë kushton 462 mijë dollarë, në të cilin çmim përfshihet mjeti por edhe pajisjet rezervë.
FSK ka bërë të ditur se kjo autoblindë iu dhurua nga Republika e Turqisë si donacion, njëlloj siç kishin vepruar SHBA-të.
Vlen të theksohet se amerikanët i dhanë Kosovës një numër të konsiderueshëm të mjeteve ushtarake në ditën e krijimit të ushtrisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.