×
  • Lajme
  • Lajme

    U arratis pas dënimit me burg në Maqedoni të Veriut, 28 vjeçari kapet nga policia në Fushë Kosovë

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 23:16
    Fotografi ilustruese

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë Kosovë një person që kërkohej nga Maqedonia e Veriut pasi dyshohet se teksa po shfrytëzonte një pushim të dhënë nga burgu është arratisur në Kosovë.

    Sipas Policisë, i dyshuari T.B. është 28-vjeç.

    “Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, nga njësitet policore të Fushë Kosovës, të arrestohet personi T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.

    Në njoftim tutje theksohet se aktualisht zyrtarët policorë të Fushë-Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!