×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    U denoncua nga gruaja për dhunë, IPK po e heton zyrtarin e lartë të Policisë së Kosovës: Në bazë të gjetjeve do të ndërmerren veprime

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 15:10

    Drejtori i Drejtorisë Kundër Trafikimit me Njerëz në Policinë e Kosovë, Riza Murati, është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.

    Në lidhje me këtë çështje, nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se janë ndërmarrë disa veprime hetimore si dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë,  të cilës i janë përcjellë raporte/deklarata lidhur me këto veprime hetimore.

    Inspektorati i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar urdhrin mbrojtës për të dëmtuarën. Në përgjigjen tyre thuhet se IPK është e njoftuar lidhur me Urdhrin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe se ky urdhër është duke u implementuar nga institucioni përgjegjës.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë disa veprime hetimore lidhur me rastin në fjalë dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore. IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente. IPK është e njoftuar lidhur me Urdhrin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtine dhe se ky urdhër është duke u duke u implementuar institucioni përgjegjës.  IPK është duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore Mitrovicë dhe në bazë të gjeturave të hetimit do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për gazetën online Reporteri.net.

    F. Murati në një rrëfim tronditës për gazetën Nacionale, gjatë së enjtes ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj, Riza Murati, i cili mban pozitën e drejtorit të drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës.

    Ajo ka treguar se është rrahur edhe para fëmijëve.

    Vrasja e dy grave brenda pak ditëve në Kosovë, të dyja viktima të burrave të tyre ka thënë ta ketë shtyrë F.Muratin që rastin e saj ta rrëfej para mediave, duke shtuar se ka qenë e frikësuar se fati i Eronës e Xhulietës mund t’a priste edhe atë. Ka thënë se autoriteti dhe pushteti i burrit të saj, si drejtor policie ka qenë pengesë e vazhdueshme që ky rast të marr epilog.

    Zyrtari i lartë i Policisë akuzohet nga bashkëshortja për dhunë sistematike, nga frika arratiset nga Kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!