×
  • Lajme
  • Lajme

    U godit nga vetura, vdes një fëmijë në spitalin e Gjakovës

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 23:49

    Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur në Spitalin e Gjakovës, pasi ishte goditur nga një veturë e më pas ishte dërguar në spital.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nystret GJurkaj.

    “Fëmija është dërguar i gjallë në emergjencë, por më pas ka vdekur”, ka thënë Gjurkaj.

    Aksidenti ka ndodhur në rrugën “UÇK” dhe vetura e ka goditur fëmijën derisa ky ishte t’u ngarë biçikletën.

    Kujtojmë se vetëm dy javë më parë, dy fëmijë kanë vdekur nga një aksident rrugor në fshatin Carralevë të Shtimes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!