×
  • Lajme
  • Lajme

    U kap në flagrancë, drejtori i arrestuar për korrupsion në Agjencinë e Prokurimit ishte arrestuar edhe në vitin 2016 për një tender 8 milionësh

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 23:27

    Policia e Kosovës sot ka arrestuar për dyshime për korrupsion drejtorin e Agjencisë së Prokurimit, Mursel Rraci dhe një zyrtarë tjetër të kësaj agjencie.


    Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime të saj në Policinë e Kosovës, merr vesh si ai është kapur në flagrancë.

    Por Rraci se ka për herë të parë arrestimin. Ai në vitin 2016 ishte arrestuar për një tender në vlerë 8 milionë euro.

    Për arrestimin e tij nëpërmjet një komunikate ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    “Operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar, dy (2) prej tyre punonjës në agjencinë qendrore të prokurimit, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka njoftuar Policia.

    Sipas komunikatës operacionet policore janë realizuar në koordinim dhe bashkëpunim me prokuroritë kompetente.

    Po ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar lidhur me arrestimet në Agjencinë e Prokurimit.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona nën dyshimin për korrupsion, dy prej tyre zyrtar të Agjencisë së Prokurimit.

    Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.

    “Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë. Po ashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit. Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ministri Sveçla.

    Për çka ishte arrestuar Rraci në vitin 2016?

    Ai dyshohej për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si pasojë e nxjerrjes se një vendimi të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, në kundërshtim me Ligjin e prokurimit public, bëhet fjalë për tenderin “Shërbimet e pastrimit”.
    OSHP-ja kishte konsideruar se anulimi i tenderit nuk është i thirrur në asnjë arsye faktike që përkon më Ligjin e Prokurimit Publik./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!