×
  • Lajme
  • Lajme

    U përplasën për Specialen, tash Daut Haradinaj bën një postim për Rexhën pasi e thirri kjo gjykatë

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 21:03

    Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi janë miq që nga koha e luftës.


    Por, ata kishin një përplasje të ashpër në Kuvend vite më parë për shkak të kufijeve dhe më vonë për shkak të Gjykatës Speciale.

    E gjitha kishte nisur kur Ramush Haradinaj kishte deklaruar se Selimi ka “knu” në Gjykatën Speciale, duke aluduar se ai ka qenë dëshmitar në dhomat e Specializuara në Hagë.

    Selimi i kishte mohuar këto akuza kategorikisht duke thënë se po i bën përshtypje se si Ramush Haradinaj po e këndon këngën e së cilës është autor Hashim Thaçi.

    Reagimi i Selimit ndaj Ramushit, nuk i kishte pëlqyer Daut Haradinajt.

    “Mos hyn fell’ bre Rexhë! T’kam pasë mik të mirë”, kishte shkruar ai në Facebook.

    Por kur Specialja sot i dërgoi ftesë Rexhep Selimit, ia ka dalë në përkrahje këtij të fundit Daut Haradinaj.

    “Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, thotë Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!