×
  • Lajme
  • Lajme

    U numëruan gati 5 mijë vota të diasporës: Ka një befasi

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 19:51

    Votat nga diaspora po vazhdojnë të numërohen, duke sjellur një rënditje të njëjtë sikur ajo e nxjerrë nga rezultatet preliminare të votave në Kosovë.


    Lëvizja Vetëvendosje është e para, por me një diferencë të theksuar nga e dyta, që është LDK-ja, shkruan Reporteri.net.

    E tretë, siç doli edhe më 6 tetor, është PDK-ja e pas të cilës vije koalicioni AAK-PSD. Në fund vije edhe koalicioni NISMA-AKR.

    Pikërisht votat e këtij koalicioni po konsiderohen si befasi, pasi ajo luftoi për prag më 6 tetor, ndërkaq nga diaspora ka vetëm 24 vota më pak se koalicioni AAK-PSD. Këta të fundit deri tani kanë 350 vota, ndërkaq NISMA-AKR 326.

    Sidoqoftë, Lëvizja Vetëvendosje që është parti e parë ka marrë 2237 vota nga votat e numëruara deri tash, LDK-ja ka 921, ndërkaq PDK-ja me 731.

    Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë, dhe ky proces pritet të përfundojë gjatë mesnatës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!