×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    U përjashtua për shkak të mbulesës, 18-vjeçarja kthehet në bankat shkollore në Pejë

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 8:44

    Kanë kaluar më shumë se një muaj kur nxënësja A.D nuk vijon mësimin në shkollën e mesme “Bedri Pejani” në Pejë.

    Ajo ishte përjashtuar për shkak të mbulesës.

    Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi përmes një postimi të gjatë në “Facebook” tregoi se prindi i nxënëses i kanë dhënë lajmin që nxënësja do të rikthehet sot në shkollë për të vijuar mësimin e rregullt.

    Gjithashtu theksoi se A.D do të jetë nxënësja e parë në historinë e gjimnazit “Bedri Pejani” që i lejohet të mbajë mbulesën.

    “Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë se, nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës, shkruan ai.

    “Ligji ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla”, flet Drejtori i Arsimit në Pejë pas përjashtimit të 13-vjeçares me mbulesë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!