×
  • Lajme
  • Lajme

    U përmend shkarkimi i tij, reagon Qalaj: Mua nuk mund të më shkarkoj Xhelal Sveçla

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 12:27

    Fshesa e shkarkimeve nga Qeveria e drejtuar prej Albin Kurtit, tani duket se ka mësyrë edhe institucionet e sigurisë në vend.


    Derisa gjatë ditës së djeshme, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkarkoi kryeshefen e Inspektoratit Policor (IPK), Miradije Kelmendi, duket se tani po përgatitet edhe një shkarkim tjetër në Policinë e Kosovës.

    Sipas raportimit të disa mediave shkarkimi po i bëhet gati tani edhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    E për një gjë të tillë ka folur mbrëmë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se deri tani nuk ka pasur nodnjë sugjerim për diçka të tillë nga u.d i ministrit Xhelal Sveçla.

    “Për besë nuk e di. Duhet të vij nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme. Unë nuk kam sugjeruar gjë”, ka thënë Kurti.

    Pas përfoljeve për shkarkim, Agjencina e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar sot drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    Ky i fundit thotë se nuk mund të shkarkohet prej pozitës udhëheqëse në Polici nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Kjo pasi sipas Qalajt, shkarkimin e tij mund ta bëjë vetëm kryeministri i vendit.

    “Mua nuk mundet të më shkarkoj Xhelal Sveçla, mua mundet me më shkarku vetëm kryeministri. Zoti Sveçla mundet me i propozu kryeministrit, ndërsa vendimmarrës për drejtorin e Policisë së Kosovës është kryeministri”, tha Qalaj.

    Megjithëkëtë, Qalaj ka thënë se nuk shqetësohet për shkarkimin e tij dhe se ai është duke e kryer vetëm punën e tij dhe se kjo çështja e shkarkimit të tij i takon dikujt tjetër.

    “Unë jam duke e kryer punën si drejtor i Policisë së Kosovës, as nuk merrem me atë punë, e as nuk më shqetëson ajo punë. Kjo është çështje e dikujt tjetër e jo e imja”, tha Qalaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!