×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se 28 kamionë me miell hynë në Kosovë, por prishtinasit nuk qetësohen: Mbi 300 metra radha për të blerë miell

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 10:42

    Qeveria e Kosovës vazhdon ta përsëris se ka mjaftueshëm reserve të miellit por edhe importi po vazhdon normalisht. Mirëpo, duket se prishtinasit nuk duan të dëgjojnë.


    Në një video që ka siguruar Reporteri.net, shihet radhë prej 300 metrash të qindra prishtinasve që presin në një prej lagjeve të kryeqytetit për të blerë miell.

    Madje, sipas dëshmitarit, edhe cmimi kishte shkuar në 11 euro për 25 kilogram miell, që i bie 44 për 100 kilogram.

    Sidoqoftë, u raportua se vetëm dje në Kosovë u futën 28 kamionë me miell, gjë e cila do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

    Ndërkohë, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte sa për 1 vit duke lënë keq dikë tjetër, por të marrin në masë pasi furnizime do të ketë vazhdimisht./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!