×
  • Lajme
  • Lajme

    U rrit dhuna në familje gjatë izolimit, reagon Albin Kurti

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 12:20

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar me rritjen e dhunës në familje.


    Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “facebook”, ai ka thënë se dhuna në familje gjatë kohës së pandemisë, nuk guxon të mbetet si çështje private brenda shtëpive, shkruan Reporteri.net.

    “Si drejtues të institucioneve jemi të shqetësuar se me situatën e izolimit nga pandemia, është rritur edhe dhuna në familje, dhuna asnjëherë nuk ka arsyetim, për ne është e parpanueshme dhe e dësnueshme, qeveria jonë e ka rritur buxhetin e strehimoreve për të mbijetuarat e dhunës në vlerë prej 900 mijë eurove”, ka thënë Kurti.

    Ndër të tjera, ai ka thënë se po punohet për të shtuar programet kundër dhunës në familje.

    “Jemi duke parë format për shtimit të programeve kundër dhunës në familje, s’është kollaj, që të jetosh do të thotë veq të banosh, në këto kohë izolimi na shpëton nga virusi, por dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda familjeve”, ka thënë Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!