×
  • Lajme
  • Lajme

    U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 12:22

    Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmanit.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Albënora Bekteshi.

    “Po u është vazhdu”, tha ajo për Reporteri.net.

    Kujtojmë se më 22 gusht të këtij viti u la pa shenja jete 18-vjeçarja në Qendrën e Emergjencës në Ferizaj, Marigona Osmani, nga dy të dyshuarit që tanimë janë në paraburgim, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!