×
  • Lajme
  • Lajme / Atentati

    U vra në sy të gruas, shqiptari që u ekzekutua në Greqi njihet si armiku i Ervis Martinajt

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 10:37

    Shqiptari Roan Brahimi ka mbetur i vdekur në vend, pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmë në zonën e Bajronit në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij, Katerina Beqo, ka mbetur e plagosur.

    Ndërkohë mediat e huaja kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, ku thuhet se i ndjeri Brahimi është i njohur si armik i Ervis Martinajt, ish-bosi i lojërave të fatit i cili që gati dy vjet rezulton i zhdukur pa gjurmë.

    Siç raporton Euro News, Brahimi është një prej të dyshuarve që ka marrë pjesë në atentatin ndaj Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, miq të Martinajt.

    Ndryshe, sipas raportit të Policisë, e gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 në rrugën ‘Messolongiu’, kur viktima ndodhej në një veturë me bashkëshorten e tij.

    Papritur një motoçikletë ka kaluar veturën dhe i dyshuari ka nxjerrë armën me të cilën ka shtënë drejt automjetit.

    Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë në zhvillim e sipër, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!