Rrahim Hashimi është personi më i përmendur ditëve të fundit në mediat kosovare, kjo për shkak të publikimit të një video ku ai shihej duke numëruar para.
Sigurisht jo për të mirë, por dyshohet se së bashku me Kadri Rexhepin nga Ferizaj kishin arritur që për disa muaj ta mashtronin në mënyrë klasike Faton Dalladakun në lidhje me spitalin në oborrin e QKUK-së.
Këtë e kishin bërë, në muajt e parë të vitit 2012, duke u thirrur në emër të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, por krejt kjo ishte një mashtrim.
Të hënën e kaluar Rrahim Hashimi u arrestua bashkë me Ismet Osmanin, i njohur si “Curri”, dhe tre të dyshuarit e tjerë Adil Thaqi, Mentor Maqani dhe Ilir Bojku.
Hashimi së bashku me personat tjerë dyshohet se janë të përfshirë në skandalin për fajde, mashtrim dhe detyrim.
Por me vendim të Gjykatës, ai është liruar me arsyen e vjetërsimit të veprës penale e cila pretendohet se është kryer në vitin 2012.
Indeksonline e ka parë sot Hashimin duke shëtitur në qendër të Prishtinës. Ai shihet duke ecur i vetëm në një nga rrugët e kryeqytetit, pra nuk ka qenë në shoqëri të askujt.
Video që tregon mashtrimet të Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.