Kjo foto e mbërritur nga vendngjarja tregon se autorët kanë lëshuar një breshëri plumbash mbi Edmond Koçin, i ekzekutuar këtë mëngjes në qytetin e Durrësit.
Sikurse shihet nga ky imazh, Koçi ka qenë i ulur në vendin e pasagjerit të makinës Mercedes, që drejtohej nga shoferi i tij, ndërsa autorët i kanë bllokuar rrugën. Sikurse raportohet në media, në momentin që shoferi ka zbritur nga mjeti të sqarojë rrethanat e bllokimit të rrugës, autorët kanë qëlluar mbi 40-vjeçarin duke derdhur një breshëri plumbash në krahun e pasagjerit ku ai ndodhej i ulur.
Koçi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Një automjet i djegur, është gjetur në Sukth dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.
Në shtator të vitit 2020, Koçi u ndalua nga policia për armëmbajtje paleje, ndërsa Gjykata e Durrësit dha për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai njihej në qytetin bregdetar si pjesë e të ashtuquajturës banda e Durrësit, ndërsa ka qenë dënuar disa here.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.