×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujësjellësi përgatitë lëndët e borxhlinjve për dërgim te përmbaruesit privat

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 10:24

    KRU “Prishtina” ka bërë thirrje që të bëhen pagesat ndaj shërbimeve.


    Nga KRU “Prishtina” kanë theksuar se janë duke bërë përgatitjet e lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat.

    “Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, thuhet në komunikatën për media, derisa kanë shtuar se borxhi total ndaj shërbimeve është mbi 45 milion euro. Ndërsa vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro.

    “Ju që keni ankesa apo kërkesa, ju lutemi  drejtohuni në zyrën për konsumatorë të KRU ” Prishtina ” sh.a dhe aty kemi stafin profesional që është në shërbimin tuaj. Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro. Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, thuhet në komunikatën për media.

    “Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin. Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara. Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse / vendosjen e maskës. Përveç pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës së Kosovës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare”, shkruhet mes tjerash në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!