×
  • Lajme
  • Lajme / Shëndeti

    Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit

    Reporteri
    28 Tetor 2024 | 9:11

    Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji s`mund të përdoret për pije dhe zierje.

    Qytetarët po furnizohen me ujë në mënyra të ndryshme. Furnizimi po bëhet edhe përmes autoboteve të siguruara nga Ujësjellësi i Prishtinës.

    Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, ka thënë për RTK-në, se, sikur në ujin e patrajtuar ashtu edhe në atë të trajtuar vazhdon të jetë e lartë sasia e manganit.

    Mjeku, thotë se 0.08 mg për litër është sasia e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar, ndërsa tek uji i trajtuar, 0.03 mg për litër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!